Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën e Madhe, pranë zonës së Farkës në Shqipëri.
Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përmbysur së bashku me një automjet, duke përfunduar në mes të rrugës dhe duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Nga të dhënat e para dyshohet se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e aksidentit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe efektivët e Policisë, ndërsa vijojnë veprimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.