Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç.
Një furgon ka përplasur një biçikletë, duke plagosur rëndë drejtuesin e saj.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e furgonit.