Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:20 në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë, automjeti me drejtuese shtetasen M. Y ka përplasur një këmbësore.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja A. K rreth 50 vjeçe e cila u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Drejtuesja e automjetit shtetasja M. Y është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.