Një aksident trafiku ka ndodhur dje në mes të tri veturave në qytetin e Vushtrrisë.
Nga ky aksident lëndime kanë pësuar tre persona.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave civile me ngasës tre meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar dy ngasës dhe një pasagjere femër kosovar e dhe të njëjtit pas tretmanit mjekësor lirohen”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në ndërkohë sipas policisë në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur 26 aksidente trafiku me të lënduar dhe 26 aksidente me dëme materiale.