Dy persona kanë vdekur pasi një makinë ka përfunduar në kanalin me ujë në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop.
Viktimat mësohet se janë një çift bashkëshortor, shkruan Top Channel.
Dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës dhe është gjetur rreth orës 08:00 të mëngjesit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.