Aksident i rëndë rrugës për Gërmi, ka të lënduar

| 11 Shk 2018 | 12:20 | Nga

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht rrugës për në Parkun Nacional të “Gërmisë”.

Sipas një lexuesi të “Indeksonline” bëhet e ditur  se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, njëra e tipit “Picap dhe “Hundai”.

Po ashtu mësohet se nga kjo e fundit ka të lënduar, lexuesi në fjalë që ka dashur të mbetet anonim  ka treguar se auto-ambulanca ka marrë një person dhe ka shkuar pastaj në drejtim të QKUK-së.

Ky aksident ka shkaktuar  dëme të mëdha materiale.

Më poshtë mund ta shihni një foto të publikuar nga IndeksOnline.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme