Aksident te katedralja në Prishtinë, katër të lënduar

Prishtinë | 16 Shk 2020 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Katër persona kanë kërkuar trajtim mjekësor për lëndimet e marra si pasojë e aksidentit që ndodhi para pak çastesh te Katedralja në Prishtinë.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha teksa ka shtuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 11:30, Policia iu ka përgjigjur thirrjes për një aksident trafiku në Prishtinë, konkretisht te udhëkryqi afër Katedrales. Në këtë aksident të shkaktuar, të përfshira kanë qenë 2 automjete, përderisa 4 persona kanë kërkuar trajtim mjeksor për lëndimet e marra si pasojë e aksidentit. Njësiti kompetent i policisë së trafikut është duke u marr me rastin”, ka thënë Hoxha.

Të ngjashme