Në orët e pasdites në Opterush ë Rahovecit ka ndodhur një aksident rrugor. Në këtë aksident ka të lënduar por sipas policisë së rajonit të Gjakovës ende nuk dihet numri i saktë i tyre.
“Nga njësiti i trafikut rrugorë na kanë njoftuar se ka ndodhur një aksident, ku ka edhe të lënduar por që nuk dihet saktë numri i tyre se sa janë. Të lënduarit bashkë me policinë për momentin gjenden në Qendren Emergjente në Gjakovë”, ka thënë për Ekonomia Online një zyrtarë i policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës.
Foto: Rahoveci24.com