Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy automjeteve te Parku i Biznesit në Komoran, drejtimi Pejë, me ç’rast tre persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Metro zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili shtoi se njëra nga automujetet e përfshira në aksident ka qenë me targa vendore ndërsa tjetra me targa të Shkupit.
Tutje, Kelani tha se personat e lënduar janë shtetas të Maqedonisë, dhe për të njëjtit është ofruar tretman mjekësor dhe gjenden në QKUK-Prishtinë.
“Në aksident të përfshira janë dy automjete. Njëra me targa vendore e tjetra me targa të Shkupit. Si pasojë e aksidentit tre persona shtetas të Maqedonisë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor dhe gjenden në QKUK-Prishtinë”, ka thënë Kelani.
Njësitet policore i jane përgjigjjur vendit të ngjarjes ku po ndërmerren veprimet policore.