Policia njofton se pas një aksidenti trafiku që janë përfshirë një automjet i tipit Mercedes dhe një kamionete janë lënduar 12 persona.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur të martën në fshatin Grashticë të Prishtinës në ora 21:55.
“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti Mercedes që drejtohej nga i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë dhe një kamionetë me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 12 persona, tetë meshkuj dhe katër femra K-Shqiptare dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në njoftimin Policisë.