Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:40 më magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar tre persona.
Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës bëri të ditur se në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ndërsa personat e lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 11:40, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, zona e Vushtrrisë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara tre persona kane kërkuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/