Në rrugën magjistrale Fushë Kosovë – Prishtinë, në afërsi të shkollës “Mihail Grameno” ka ndodhur një aksident ku të përfshirë kanë qenë një veturë dhe një motoçikletë, njofton Klan Kosova.
Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës së tipit Yamaha, ngjyrë e kuqe.
Mësohet se drejtuesi i motoçikletës ka marrë lëndime të lehta trupore.
“Lidhur me rrethanat se si ka ardhur te ky aksident është duke u marrë njësia e trafikut rajonal të Prishtinës”, tha Flora Ahmeti, Zëdhënësja e Policisë Rajonale e Prishtinës.