Aksident trafiku në rrugën Xërxë-Rahovec, pesë persona të lënduar

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Xërxë-Rahovec.

Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar janë pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjakovë dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Xhurkaj theksoi se deri tek ky aksident sipas hetimeve të para ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit në vijë të plotë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme