Një shqiptar 50-vjeçar është aksidentuar duke drejtuar kamionin e tij rreth orës 06:40, në drejtim të Linzit në rrugën B124.
Sipas mediave austriake ai është përplasur me një maune duke goditur rimorkion e saj.
Si pasojë, shqiptari 50-vjeçar është plagosur rëndë, megjithatë nuk jepen detaje të tjera në lidhje me shëndetin e tij, shkruan “Regio News”.
Ai menjëherë është dërguar me ambulancë në spitalin e Linzit.
Kamioni ka pësuar dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme. Nga ana tjetër, rimorkioja e maunës është dëmtuar pjesërisht. Policia austriake po punon për zbardhjen e aksidentit.