Një 25 vjeçar ka humbur jetën në rajonin e Mitrovicës si pasojë e lëndimeve të pësuara nga rrokullisja e traktorit.
Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm në një zonë malore të fshatit Kaqanoll të Mitrovicës, njofton Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.
Vdekjen e viktimës G.B.,25 vjeçar, e ka konstatuar personeli mjekësor në QKUK.
Nga hetimet e para të zhvilluara nga hetuesit me autorizim të prokurorit, si dhe dëshmive dhe rrethanave të siguruara nga vendi i ngjarjes, bëhet e ditur se incidenti kishte ndodhur në kohën kur viktima me traktorin e tij po tërhiqte drunjtë, me ç’rast traktori ishte rrokullisur dhe kishte shkaktuar lëndime me pasoja vdekjeprurëse.
Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit publik trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve të tij.
Rasti është iniciuar dhe hetuar si ‘vdekje aksidentale’.