Tre persona të aksidentuar sot në Korçë në një aksident ku u përfshinë makina të eskortës së kryeministrit Rama ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se dy prej tyre po dërgohen drejt Turqisë për mjekim më të specializuar. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. Përç një automjeti zyrtar tip “Mitsubishi”, në aksident u përfshi edhe një makinë tjetër tip “Golf”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30. Eskorta e Kryeministrit po shkonte drejt Korçës, ku do të zhvillohej mbledhja e përbashkët me Qeverinë e Kosovës.