Një person nga Malisheva, përkatësisht fshati Dragobil, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda trupore që ka marrë pasi u godit nga një makinë.
Siç bën të ditur Policia në raportin e saj, viktima rreth orës 17:00 është goditur nga një automjet me vozitës të panjohur dhe ka ndërruar jetë më pas në QKUK.
Me vendimin e Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ndërsa rasti është proceduar dhe po hetohet tutje nga Policia.