Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, vdes një person

Prishtinë | 04 Kor 2016 | 15:13 | Nga

Në aksidentin e ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë në fshatin Rixhevë të Klinës, ka humbur jetën njëri prej të lënduarve.

Në aksident, siç njofton Policia, janë përfshirë pesë makina, katër nga to janë makina udhëtarësh të tipit: ’BMW’, ‘VW Pasat’, ‘VW Golf’, ‘VW Polo‘ dhe një kamion ’Mercedes’.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme, ku njësitë relevante iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, për të zhvilluar hetimet e vendit të ngjarjes.

“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, aksidenti ishte me lëndime të rënda trupore, fatale për njërin pasagjer në mjetin ‘BMW’ shtetasi shqiptar i Kosovës F.Sh. (1995), i cili në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë ka arritur pa shenja jete. Njëmbëdhjetë personat e lënduar shtetasit shqiptar Kosovar, I.R. (1971) drejtues i veturës ‘Passat’, F.R. (1961) pasagjer në veturën ‘Passat’, S.R. (1969) pasagjer në veturën ‘Passat’, B.R. (19 83) pasagjer në veturën ‘Passat’, H.K. (1966) drejtues i mjetit VW ’Golf’, S.R. (1966) pasagjer në mjetin VW ’Golf’, B.R. (1991) drejtues i automjetit VW ’Polo’, M.R. (1962)pasagjer në veturën VW ’Polo’, T.R. (1955), pasagjer në automjetin VW ’Polo’, Xh.R. (1963) pasagjer në automjetin VW’Polo’ si dhe i dyshuari S.SH. (1991) janë dërguar me urgjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, përveç të lënduarit S.R., i cili për shkak të lëndimeve serioze me urgjencë është dërguar në QKUK Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Trupi i pa jetë i viktimës iu është liruar familjarëve me kërkesë të tyre pa u dërguar në autopsi me vendim të prokurorit shtetit.

 

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme