Aksidenti tragjik në Bullgari, pronari i autobusit: U kontrollua 3 javë para aksidentit

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Një pjesë e dokumentacionit të autobusit të kompanisë maqedonase “Besa Trans”, i cili më 23 nëntor u aksidentua në autostradën “Struma”, është djegur.

Kështu ka bërë të ditur pronari i kompanisë Bekim Haxhiu në një intervistë për BNT.

Haxhiu hodhi poshtë pretendimet për vjetërsinë e autobusit duke saktësuar se sipas tij kompania e tij e ka blerë atë tre vjet më parë dhe viti i prodhimit është 2007.

Ai thotë se mësoi për aksidentin në kufirin bullgaro-maqedonas nga një telefonatë e bashkatdhetarëve që panë autobusin e rrëzuar dhe njohën kompaninë. Menjëherë është kthyer me taksi në vendngjarje, ndërsa aktualisht po qëndron në Bullgari për t’u vënë në dispozicion të autoriteteve.

Haxhiu shprehet i bindur se nuk ka pasur tuba me karburant ilegal. Sipas tij kontrollet në kufirin bullgar janë shumë të rrepta, si për shoferët, ashtu edhe për bagazhet e pasagjerëve, ndërsa thekson se ka pasur tuba, por me ujë. “Kontrollet në kufirin bullgar janë shumë të rrepta si për bagazhet ashtu edhe për shoferët. Shoferi nuk mund të ngrinte më shumë se 100 km në orë sepse autobusi kishte kufizime”.

Pronari i kompanisë tha se autobusi kishte kaluar në kontroll teknik tre javë para aksidentit. Gjithashtu, para çdo udhëtimi, të gjitha automjetet kalonin në një qendër shërbimi, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme