Një aksident trafiku në mes të tri automjeteve ka ndodhur dje në fshatin Volljakë të Klinës. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona.
Tre prej tyre pas tretmanit mjekësor janë liruar ndërsa i lënduari tjetër shtetas i Shqipërisë është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar.