Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralën Klinë – Pejë, përkatësisht afër varrezave të dëshmorëve në Grabanicë të Klinës.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 19:06 minuta, ku janë të përfshira 4 automjete.
Këtë e ka konfirmuar Policia rajonale e Pejës.
“Katër vetura janë përfshirë në një aksident trafiku që ka ndodhur në Grabanicë të Klinës, ku 16 persona kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Pejës, tre prej tyre kanë lëndime më serioze, por janë jashtë rrezikut për jetë”, kanë thënë nga Policia Rajonale e Pejës.
Në mesin e 16 të lënduarve nga aksidenti mes katër veturash në Grabanicë të Klinës, janë edhe dy gra shtatzën, kanë bërë të ditura burime në Spitalin e Pejës.