Aksidentohen një veturë dhe një kamion në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Prishtinë | 11 Maj 2022 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Në pamjet dërguara nga një lexues i lajmi.net shihet se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Bazuar në pamjet e siguruara, vetura duket se ka humbur kontrollin duke dalë në anën tjetër të rrugës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

Policia e Kosovës nuk e ka konfirmuar ende rastin dhe nuk dihet nëse ka persona të lënduar në aksident.

Të ngjashme