Presidenti moldav, Igor Dodon ishte i përfshirë në një aksident të dielën, por ai nuk ka pësuar dëmtime.
Lajmin e bëri të ditur zyra e tij për informim.
“Kishte një aksident me makinë, falë Zotit të gjihë janë të sigurt dhe shëndosh”, tha zëdhënësja Carmina Lupei.
Agjencitë ruse të lajmeve kishin raportuar më parë se Dodon ishte dërguar në spital pasi makina e tij u përplas me një kamion, duke cituar kanalin televiziv moldav, Publika.md.