Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Kovaçec të Komunës së Kaçanikut. Në këtë aksident e përfshirë ishte edhe nje veturë zyrtare komunale.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi. Ai në një postim në “Facebook”, konfirmoi se tre nga të lënduarit janë zyrtarë komunal.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetar
Sot gjatë ditës, në fshatin Kovaçec ka ndodhur një aksident ku është përfshirë një veturë zyrtare e komunës. Nga ky aksident kanë pësuar lendime 6 qytetarë, 3 prej tyre zyrtar publik të komunës. Pas marrjes së informacionit kam dalur në vendngjarje dhe jam interesuar nga afër për gjendjen e tyre shëndetësore. Të lënduarit po marrin trajtimin e duhur mjekësor, njëherit do t’iu mbajmë të njoftuar për gjendjen e tyre.
Me këtë rast iu bëj thirrje shoferëve për kujdes të shtuar në komunikacion!