Aksion i gjerë anti-drogë, plagoset polici

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 13:27 | Nga

Një punonjës policie ka mbetur i plagosur në shpatull dhe në kokë, pasi është rrëzuar në një zonë të pyllëzuar, teksa ishte në një aksion policor antikabanis.

Gjatë kontrollit të territorit mbi Palohor në një terren të pyllëzuar e të thepisur, në afërsi të malit Sopot, punonjësi i Policisë B.H, duke kontrolluar në këmbë territorin është rrëzuar aksidentalisht dhe u dëmtua në shpatull dhe kokë.

Menjëherë është transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore. Pas ndihmës së parë të dhënë në spital, Polici i lënduar do të transportohet me helikopter për ndihmë më të specializuar në Tiranë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka telefonuar menjëherë punonjësin e Policisë duke i uruar shërim të shpejtë dhe i siguroi se do të merret çdo masë e nevojshme dhe ndihmë mjekësore

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme