Policia në Vlorë ka finalizuar operacionin e koduar “Brotherhood”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Gjatë këtij operacioni policor, Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se janë sekuestruar rreth 57 kgilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri automatike, transmeton Klankosova.tv.
Bazuar në njoftimin zyrtar, janë arrestuar në flagrancë edhe dy të dyshuar: -F. M., 41 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, Vlorë; -L. L., 40 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërkaq hetimet po vijojnë për zbulimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.