Aksion i Policisë, kapen hajnat e kërkuar për disa vepra penale

Prishtinë | 18 Maj 2019 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Janë arrestuar tre të dyshuar Shqiptar shtetas të Kosovës,dy me banim ne Gjilan dhe njeri nga Komuna e Prishtinës.

Në bazë të provave të siguruara gjatë hetimit, ekziston dyshimi se më datën 12 maj 2019 në një shitore ushqimore në rr. “Mulla Idrizi” në Gjilan, në bashkëveprim, kanë kryer veprën penale “Vjedhje të rëndë”, me ç’rast dyshohet se kanë vjedhur cigare të llojeve të ndryshme në vlerë të konsiderushme.

Përpos rastit në fjalë, të dyshuarit qoftë në bashkëkryerje ose veç e veç dyshohet se kanë kryer edhe katër vepra tjera penale Tri raste “Vjedhje” dhe një rast “Prezantim i rremë si person zyrtar” si (zyrtarë policorë) për të cilat vepra po ashtu janë siguruar prova të qëndrueshme tek të cilat mbështetën dyshimet.

Te njëri nga të dyshimtit gjatë kontrollit është gjet një qese me substancë narkotike 47 gram ku në bazë te testit fushor ka rezultuar te jetë mariuhanë.

Tre tê dyshuarit janë intervistuar nē prani të avokateve mbrojtës.

Ndaj tre të dyshuarve ështe caktuar masa e ndalimit dhe tê tre janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rastet po hetohen veç e veç.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme