Në orët e hershme të mëngjesit, në bregun e Liqenit të Ujmanit kanë arritur makineritë për të nisur rrënimin e 11 vilave ilegale.
Punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenc” kanë nisur aksionin për prishjen e këtyre vilave.
Policia e Kosovës konfirmoi se po ofron asistencë në Liqenin e Ujmanit këtë mëngjes.
“Sot nga ora 07.00 kemi filluar asistimin e Iber Lepencit dhe Ministris së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor.
Jemi duke asistu në vendin e quajtur “Plazha e Shqiptarëve”, Zubin Potok ku është planifikuar të rrënohen 11 shtëpi pushimi (vikendica)”, ka thënë Veton Elshani për Indeksonline.