Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 15 të pandehurve me inicialet A.K, A.K, I.V, B.I, S.F, F.M, A.D, Xh.K, E.J, B.H, N.E, H.K, K.M, T.B, D.R.
Aktakuzat janë ngritur për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, “Kontrabandimi i Mallrave, “Shmangie nga tatimi”, dhe “Shpëlarje e parave” lidhur me nenin 56 (1) (1.5) të Ligjit “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit”.”Për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit”, transmeton Klan Kosova.