Ekonomia Online
FUNDIT

Aktakuzë ndaj zyrtares në Prizren për mos raportim të pasurisë

Aktakuzë ndaj zyrtares në Prizren për mos raportim të pasurisë

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurës Xh.TH.V. në cilësinë e Drejtoreshës për Arsim në Komunën e Prizrenit si zyrtare e lartë publike, e kualifikuar sipas nenit 1 (par. 1.1.11) të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtareve të Lartë Publik […]

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurës Xh.TH.V. në cilësinë e Drejtoreshës për Arsim në Komunën e Prizrenit si zyrtare e lartë publike, e kualifikuar sipas nenit 1 (par. 1.1.11) të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtareve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë personat Zyrtar, nga data 01.03.2020 deri më datë 31.03.2020, afat i cili është vazhduar deri më 19 qershor 2020, nuk e përmbush detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë pasurore ose të detyrimeve financiare, për vitin paraprak 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Prishtinë, në afatin e paraparë me ligj të veçantë, edhe pse disa herë ishte njoftuar në lidhje me këtë obligim ligjor, e po ashtu në formularin për deklarim të pasurisë nr. 09000, datë 25.06.2020 edhe pse i dorëzuar me vonesë, nuk i deklaron të ardhurat personale të realizuara nga paga mujore që e ka marr si zyrtare e lartë publike për periudhën raportuese 2019.

Me këto veprime, e akuzuara Xh.TH.V., ka përmbushur elementet e veprës penale nga neni 430 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës Nr. 06/L-074

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që e akuzuara të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit.

Të ngjashme