Aktakuzë për falsifikim parash

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngirut aktakuzë kundër, V.I., për veprën penale Falsifikimi parasë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri V.I., me datën 17 nëntor 2018, rreth orës 20:35, në magjistralen Deçan-Gjakovë, me dije dhe qëllim ka vënë në qarkullim paranë e falsifikuar, në atë mënyrë që pasi kishte marr me vete 280 (dyqindetetëdhjetë) euro të falsifikuara, ndalon me veturën e tij në një pompë për të marr derivate, e ku me pas punëtorit të pompës ia jep 20 (njëzet) euro, kinse për pagesë, e pasi që të hollat e falsifikuara i vëren punëtori i pompës, i pandehuri me shpejtësi largohet me veturën e tij nga vendi i ngjarje.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehurin të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme