Ndalohet një person për falsifikim parash – i sekuestrohen rreth 40 mijë euro

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore e Pejës, njofton se mbrëmë është arrestuar nga Policia e Kosovës i dyshuari I.S., për shkak të dyshimit se i kishte për të kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”.

“Prokurori kujdestar i Departamentit për Krimeve të Rënda, ka marr aktvendim që i dyshuari I.S të mbahet në ndalim 48 orësh, dhe të njëjtit i janë sekuestruar rreth 40 (dyzet) mijë euro që dyshohet të jenë të falsifikuara, dhe një veturë e tipit “Volkswagen””, shkruhet në komunikatën e dërguar nga kjo Prokurori.

Ndaj të dyshuarit, Prokuroria Themelore e Pejës sot do marr aktvendim për fillimin e hetimeve dhe njëkohësisht brenda afatit ligjor do parashtroj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore e Pejës.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme