Aktakuzë për vepër penale të “Dëmtim i varreve apo kufomave”

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën kundër M.A. dhe F.H. për vepër penale “Dëmtim i varreve apo kufomave”.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri M.A. si kryetar i KBI-Pejë, në kundërshtim me rregulloren komunale mbi varrezat, i jep urdhër dëshmitarit I.A. për zhvarrimin dhe rivarrimin e të ndjerit T.G. ashtu që i njëjti në prezencën e të pandehurit F.H. sekretar i KBI-së në Pejë, bënë zhvarrosjen dhe rivarrosjen e të lartcekurit pa i përfillur procedurat përkatëse administrative”, njoftohet nga Prokuroria.

“Të pandehurit duke vepruar si bashkëkryerës me këto veprime përkatësisht duke dhënë urdhër për zhvarrosje dhe rivarrosje, kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar sikur më lart.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpall fajtoj dhe t’i dënoj sipas ligjit për veprën penale të cilat i’u vihen në barë”, vazhdon më tej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme