Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër A.B., për veprën penale “Vjedhje “.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri A.B., më datën 13 nëntor të vitit 2018, rreth orës 10:30, në objektin e Kuvendit Komunal të Pejës, pasi sigurohet se e zyrtarja/e dëmtuara L.P. nuk gjendet në zyre, i njëjti futet brenda dhe nga çanta e saj, nxjerrë kuletën dhe merr shumën prej 2000(dymijë) euro, ku më pas largohet nga vendi i ngjarjes”, njoftohet nga Prokuroria.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.
Më tej njoftohet se, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.