Gjykata e Apelit e Kosovës la në fuqi dënimet me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës, si dhe dënimin me 30 vjet burgim ndaj Kushtrim Kokallës, për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të vitit 2023.
Klan Kosova ka siguruar aktgjykimin e plotë, që e nxori trupi gjykues.
Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimet e shqiptuara ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës me burgim të përjetshëm, si dhe dënimin prej 30 vjetësh burgim ndaj Kushtrim Kokallës, për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Në njoftimin e publikuar të hënën, 23 nëntor 2026, Gjykata e Apelit ka bërë të ditur se ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mbrojtësit të palës së dëmtuar dhe mbrojtësve të të akuzuarve.