Aktorët hollivudianë në Prishtinë për premierën e filmit “Your Move”

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 17:58 | Nga

Për herë të parë në Kosovë më 13 prill do të vijnë aktorët hollivudianë, Robert Davi dhe Luke Goss, për ta promovuar premierën e filmit të ri “Your Move”, në kinemanë Cineplexx, para se të vazhdojnë me premierat në Tiranë më 14 prill, Los Angeles dhe Sidney.

Kjo premierë do të jetë një ngjarje e rëndësishme për kulturën e vendit tonë, kështu që do të ketë fillimisht një premierë private enkas për gazetarët e kulturës, si dhe konferencë për shtyp të premten prej orës 12:00, në Cineplexx.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë dy aktorët, Robert Davi dhe Luke Goss, producenti i filmit Cedric Magnin, si dhe ndihmës-producenti i filmit, biznesmeni shqiptar Duka Gërvalla.

Përveç konferencës, në mbrëmje prej orës 21:00 do të organizohet një Gala Premierë, ndërsa prej orës 20:30 pritet parakalimi mbi tepih të kuq i aktorëve Robert Davi dhe Luke Goss, si dhe mbi 450 të ftuarve artistë kosovarë, fytyra publike, etj.

Të ngjashme