Aktori i ndjerë mitrovicas, Muharrem Qena, jetësohet në një mural në parkun e qytetit

Prishtinë | 22 Mar 2023 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Qytetit të Mitrovicës tashmë iu është shtuar edhe një mural që është homazh për ish-artistin mitrovicas, Muharrem Qena.

Murali është punuar prej dy artiste të talentuara, Dhurata Begolli dhe Arlinda Blakaj të cilat e kanë përdorur kreativitetin e tyre për t’i gjallnu këtë figurë të rëndësishme në muret e qytetit, shkruan Jepi Zë.

Muharrem Qena i lindun në Mitrovicë ishte regjisor, aktor, shkrimtar dhe këngëtar e një prej krijuesve ma të përkushtuar për artin në rajon.

Qena ishte njëri nga themeluesit e skenës teatrore në Kosovë dhe i muzikës të lehtë shqiptare.

Ai ishte figurë poliedrike dhe i dashur për të gjithë publikun. Këngët e shfaqjet e tij vlerësohen prej brezave në breza dhe trashëgimia e tij vazhdon të frymëzojë të rinj edhe sot e kësaj dite.

Të ngjashme