Aktorja Theron beqare prej një dekade, por thotë se është në dispozicion

Prishtinë | 06 Pri 2019 | 23:12 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e njohur, Charlize Theron prej vitesh vazhdon të mbetet beqare.

43 vjeçarja, edhe pse konsiderohet si një nga femrat më të bukura në botë, tha se meshkujt e kanë të vështirë të bëjnë një hap para me të.

E ftuar në “Entertainment Weekly” aktorja shprehet :“Unë jam në dispozicion. Dikush duhet të më dalë përpara dhe të përpiqet. Unë jam beqare prej 10 vjetësh dhe mendoj se kjo është e mjaftueshme”.

Sipas mediave rozë Charlize në vitin 2015 ndërpreu lidhjen me Sean Penn, i cili braktisi edhe gruan për të.

Të ngjashme