Akuza ndaj Komisionit vlerësues të Degës së Letërsisë në konkursin për staf akademik

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 08:18 | Nga

Kandidati për profesor asistent në Degën e Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës, Vehbi Miftari, po e akuzon Komisionin vlerësues të kësaj dege se e ka propozuar për t’u zgjedhur si profesor asistent një kandidat, i cili nuk i plotëson kriteret, shkruan sot “Koha Ditore”.

Miftari pretendon se përveç Komisionit vlerësues, shkelje ka bërë edhe Trupa Këshillëdhënëse e rektorit të UP-së, me në krye, Naser Sahitin, duke i propozuar Senatit kandidatin Muhamed Çitaku, ndonëse, siç thotë, nuk i ka plotësuar kriteret.

Në tabelën me pikët përmbledhëse që i ka dhënë Komisioni vlerësues në buletin, Miftari ka pasur 62 poenë, kurse Çitaku, i cili është zgjedhur profesor asistent 49.

Kandidati Miftari thotë se Komisioni dhe Senati në rastin e tij bënë shkelje të Rregullores së UP-së “për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në UP”, si dhe të udhëzimit administrativ të MASHT-it, “Parimet e njohjes së platformave dhe revistave ndërkombëtare me recension” .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme