Akuzohet për keqpërdorim të fondeve publike: Kongresi peruan pritet ta shkarkojë presidentin

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Kongresi i Perusë ka filluar procedurën për shkarkimin e presidentit të shtetit, Martin Vizcarra (57), për shkak të akuzave që u përpoq të pengonte hetimet rreth korrupsionit.

Sipas BBC-së, 65 persona votuan në favor të fillimit të procedurës së shkarkimit, ndërsa 36 ligjvënës votuan kundër dhe pika kryesore e debatit të ardhshëm të kongresit do të jetë largimi nga puna për shkak të “paaftësisë morale” të kreut të shtetit, transmeton Telegrafi.

Presidenti i Vizcarra akuzohet për abuzim me fondet publike dhe u përpoq t’i mbulonte ato, por mohoi akuzat dhe u kundërpërgjigj me një kundër-akuzë se kongresi po përgatiste një grusht shteti.

Seanca e kongresit u planifikua pasi kongresmeni, Manuel Merino, publikoi disa video xhirimet në të cilat shihet presidenti dhe një bashkëbisedues duke biseduar rreth opsioneve për të mbuluar aktivitetet kriminale.

Ndryshe, 57-vjeçari u bë president i shtetit të Perusë në vitin 2018 gjersa ishte anëtar i Partisë për Ndryshim.

Të ngjashme