I akuzuari për terrorizëm, Albert Berisha, nuk i “shpëton” burgut

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 09:14 | Nga

Albert Berisha, i cili u bë i njohur në opinion pasi ishte penduar që kishte shkuar për dy javë në Siri dhe pas apelit drejtuar qytetarëve, që të mos bëjnë të njëjtin gabim, nuk i ka “shpëtuar” burgut, shkruan sot “Koha Ditore”.

Edhe pse ka deklaruar se policët, të cilët e kanë intervistuar, i kanë premtuar se nuk do të përfshihet në aktakuzë, ai do të dërgohet prapa grilave për të vuajtur dënimin prej 3 vjet e 6 muaj burgim.

Gjykata Supreme nuk e ka marrë për bazë kërkesën e Krasniqit për mbrojtje të ligjshmërisë dhe as kërkesat e katër të dënuarve të tjerë për terrorizëm.

Shkalla e tretë, sipas vendimit të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, ka konstatuar se asnjëri prej të akuzuarve, Naser Avdyli, Ibrahim Reshiti, Enis Begolli, Hajdin Elezi dhe Albert Berisha, nuk kanë specifikuar se cilat janë paqartësitë dhe kundërthëniet konkrete në dispozitivin e aktakuzës me arsyetimin. I ka hedhur poshtë kërkesat si të pabazuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme