Alaba i “vogël” për të luajtur në Liverpool

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli ishte një ndër kandidatët e interesuar për yllin e Bayern Munichut, David Alaba.

Austriaku është i lidhur me largimin nga “Allianz Arena” sepse ka refuzuar rinovimin e kontratës, që i skadon në qershorin e këtij viti, transmeton lajmi.net.

Një ndër gjashtë klubet e mëdha që në fillim shprehen interesim për Alaba ishte edhe kampioni i Anglisë, Liverpool.

Mirëpo, tani “Reds” nuk e duan Alaba dhe sipas Independent, shkaktar është gjatësia e lojtarit.

Gjiganti anglez mendon se Alaba është shumë i vogël për të luajtur si qendërmbrojtës, ndërsa për mbrojtës të krahut janë të kënaqur me punën e Alexander-Arnold dhe Robertsonit.

Edhe kalimi i Alaba të Real Madridi kohën e fundit shihet si i pamundur, ngase mbrojtësi ka kërkuar pagë të lartë me vlerë 15 milionë euro për sezon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme