Alarm për bombë, policia rrethon Rektoratin e UP-së

Prishtinë | 17 Maj 2022 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka rrethuar objektin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës pasi në adresën elektronike të këtij institucioni ka ardhur një e-mail me përmbajtje kërcënuese.

“Kemi pranuar një e-mail anonim në adresë të rektoratit për një bombë”, ka deklaruar rektori i UP-së, Naser Sahiti.

Policia i ka konfirmuar gazetares se Telegrafit, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, se bëhet fjalë për një kërcënim me bombë.

Skuadrat e deminimit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Të ngjashme