Ekonomia Online
FUNDIT

Alarm për shpërthim në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës, policia në vendngjarje

Alarm për shpërthim në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës, policia në vendngjarje

Rreth orës 14:30, policia ka marrë një informacion për dyshime lidhur me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetiti, ka bërë të ditur se menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore janë drejtuar në vendngjarje dhe kanë nisur ndërmarrjen e veprimeve […]

Rreth orës 14:30, policia ka marrë një informacion për dyshime lidhur me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetiti, ka bërë të ditur se menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore janë drejtuar në vendngjarje dhe kanë nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për menaxhimin e situatës.

“Rreth orës 14:30 është pranuar një informatë  për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka njoftuar Ahmeti.

Të ngjashme