Alarm i kuq te Franca për Kylian Mbappe, raporton Super sport.
Vetëm pak ditë përpara debutimit në Botëror në ndeshjen ndaj Australisë, përfaqësuesja e gjelave është në ankth për gjëndjen e një prej talenteve më të mëdhenj që ka prodhuar futbolli francez në këto vitet e fundit.
Mbappe ka lënë përpara kohe stërvitjen e kësaj të marte në vendgrumbullimin e Francës në Glebovets, pasi ka marrë një goditje në kavilje.
Sipas asaj që zbulojnë mediat ndërkombëtare sulmuesi i PSG-së është goditur me forcë në kaviljen e këmbës së majtë nga mbrojtësi i Marseille Adil Rami dhe është larguar mes dhimbjesh nga fusha stërvitore.
Stafi mjekësor i 1-herë kampionëve të botës i ka ardhur menjëherë në ndihmë 19-vjeçarit, por ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të Mbappe.
Në orët në vijim sulmuesi do t’u nënshtrohet të tjera analizave më të detajuara për të kuptuar shkallën e dëmtimit.
Një lajm shumë i keq ky për trajnerin e Francës, Didier Deschamps vetëm 4 ditë përpara debutimit në Botëror.