Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve ishte i rremë, flasin nga policia

Prishtinë | 15 Shk 2022 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se alarmi për bomë në Stacionin e Autobusave, ka rezultuar sërish i rremë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar për Ekonomia Online se policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme në vendin e ngjarjes, por nuk është gjetë asgjë e dyshimtë.

“Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme policia ka njoftuar se kanë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, pasi që kanë pranuar një telefonatë anonime rreth orës 15:00, me anë të së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Deklarata e plotë:

Rreth orës 15:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që   janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.

INFORMATË SHTESË Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm.

Të ngjashme