Alarmi për bombë tek zyrat e qeverisë, largohet mjeti i dyshimtë

Prishtinë | 27 Sht 2016 | 14:20 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka marrë informatën për mjetin shpërthyes në afërsi të zyrave të Administratës Pensionale të Kosovës rreth orës 11:00.

Njësite anti-bombë janë parë në vendin e ngjarjes, dhe kanë lokalizuar mjetin shpërthyes.

Togeri i stacionit policor Esheref Beqiri, në një prononcim për medie ka konfirmuar rastin duke thënë se mjeti shpërthyeses është gjetur në afërsi të zyrave të Administratës Pensionale e cila është në kuadër ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ai nuk ka dhënë informata shtesë duke thënë se është faza fillestare e hetimeve.

Pas lokalizimit të mjetit është bërë një kontroll i rreptë, në qoftë se ka ndonjë mjet tjetër shpërthyes në oborrin e qeverisë, përderisa tërë personeli është evakuuar nga ky objekt.

Zyra e Administratës Pensionale të Kosovës ndodhet në oborrin e ish-pallatit të shtypit, që sot shfrytëzohet nga Qeveria e Kosovës për ministri të ndryshme, në qendër të Kryeqytetit.

Të ngjashme