Vazhdon të mbetet shqetësuese ndezja e gomave në dy furra të gëlqeres nëpër fshatra të thella malore, të Shtimes, pavarësisht që Komuna vitin e kaluar pati rrënuar së paku 8 sosh. Ndërkohë që për pronarët e tyre pati ofruar alternativa për hapjen e minibizneseve nëpërmjet subvencioneve.
Më së shumti furrat e gëlqeres tashti po funksionojnë në fshatrat Dugë dhe Karaçicë, ndërkohë që një gjë e tillë është diskutuar mjaft edhe në mbledhjen e fundit të KK-së, derisa opozita ka kërkuar nga Komuna dhe Inspektorati të ndërmarrin hapa konkretë për parandalimin e kësaj veprimtarie, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkaq, Qendrim Ymeri, biokimist nga rrethina e Shtimes, në një intervistë për KD-në, ka treguar për sëmundjet që mund t’i sjellë ndotja e ambientit nga djegia e gomave.