Ekonomia Online
FUNDIT

Alban Krasniqi nga Vetëvendosje reagon pas vrasjes së të riut në Malishevë

Alban Krasniqi nga Vetëvendosje reagon pas vrasjes së të riut në Malishevë

Alban Krasniqi nga Vetëvendosje, reagon pas vrasjensë të riut në Malishevë Krasniqi është shprehur se sot Malisheva u zgjua me lajmin e hidhur të vrasjes së një të riu për arsye banale. E për këtë ai shprehet se si shtet, si komunë e si shoqëri kemi prodhur një model jetesë të bazuar në para e […]

Alban Krasniqi nga Vetëvendosje, reagon pas vrasjensë të riut në Malishevë

Krasniqi është shprehur se sot Malisheva u zgjua me lajmin e hidhur të vrasjes së një të riu për arsye banale.

E për këtë ai shprehet se si shtet, si komunë e si shoqëri kemi prodhur një model jetesë të bazuar në para e pushtet.

“Malisheva u zgjua sot me lajmin e hidhur për vrasjen e një të riu si pasojë e një zënke për arsye banale.

Krejt çka kemi prodhu si shtet, komunë dhe shoqëri është një model jetese i bazuar në para dhe pushtet, i zhveshur nga vlerat njerëzore por edhe kombëtare, pasojat e së cilit i vuajnë ato gjenerata të cilave ua mohuam një jete me dinjitet, dashuri, arsimim.

Një jetë e humbur fizikisht dhe shumë të tjera të humbura shpirtërisht le të na shërbejnë si reflektim për të ndryshuar rrënjësisht pikëpamjet tona mbi vlerat njerëzore.

Ngushëllime familjes!”

Të ngjashme