Ditë më parë, Alban Skenderaj befasoi të gjithë me postimin e tij.
Kantautori, Alban Skenderaj ditë më parë me anë të një postimi të publikuar në Instagram tha se për një kohë të gjatë nuk do të performojë në Tiranë, shkruan lajmi.net.
Kështu, reagimet ishin të shumta në rrjete sociale nga fansat e tij duke i kërkuar arsye për një vendim të tillë.
“Me sa duket “kujdes ça flet” vlen edhe per mua qe flas goxha pak ne rrjetet sociale ?
Meqe disa u bene merak, nuk shkuajta qe mbas mbremjes se sotme nuk do performoj më fare por, nuk performoj më per nje kohe neper clubet e Tiranes keshtu qe doni s’doni me keni verdalle neper evente e qytete edhe per ca kohe. Tani me kete rast kush ka kohe e deshire le te na bashkohet sonte ne @magic4official”, është reagimi që këngëtari ua bëri sërish fansave.